Lëkura është organi më i madh i trupit tonë, prandaj kujdesi ndaj saj duhet të jetë shumë i madh. Të gjithë mund të kenë hasur probleme nga më të ndryshmet me lëkurën, por ka disa produkte që mund të na vijnë në ndihmë dhe të zgjidhin çdo gjë. Këta përbërës që renditen më poshtë mund të bëjnë vërtet mrekulli me lëkurën tuaj.
Farat e shegës
Vaji i farave të shegës përdoret shumë në produktet kozmetike duke qenë se është i pasur në antioksidantë. Gjithashtu përmban Vitaminë K, B6 dhe Kalium. Ky vaj mund të shërojë plagët, shenjat e kuqe dhe mund ta përdornin për flokun e thatë, si dhe u mbron nga ndotja.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përmban Vitamin E, një antioksidant që i jep lëkurës tuaj shumë shkëlqim. Gjithashtu mund ta përdorni për të trajtuar inflamacionin në lëkurë dhe aknet.
Vaji i bajames
Vaji i bajames është i pasur në Vitamin E dhe ju mbron nga stresi oksidativ. Ju ndihmon për të parandaluar aknet dhe fryrjet poshtë syrit.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është një hidratues natyral dhe është i pasur me përbërës anti-bakterial. Gjithashtu e mban lëkurën të butë dhe të ndritshme.