Edhe pse ajo që bie më shumë në sy është pikërisht fytyra, një rol të rëndësishëm në drejtim të paraqitjes kanë edhe thonjtë.
Ato mund të shprehin njëkohësisht edhe shëndetin tuaj. Por që të jenë sa më të vlerësueshme, ato rekomandohen që të jenë mjaftueshëm të gjata. Ndaj më poshtë janë disa këshilla për të bërë të mundur rritjen e tyre sa më të shpejtë.
1.Kujdesuni për to. Pastrojini rregullisht, mos i kafshoni, mos ushtroni forcë mbi to, lajini me furçë të posaçme. Mos i prisni me gërshërë, apo prerëse të zakonshme. Limojini gjithnjë në një drejtim, dhe jo lart e poshtë.
2.Përdorni xhel mbrojtës për thonjtë. Veçanërisht kur ata janë te dobët, përdorni xhelin mbrojtës për te parandaluar dëmtimet eventuale. Sa më cilësore të jetë geli, aq më mirë mbrohen thonjtë.
3.Hidratoni sipërfaqen e tyre. Ashtu sikurse edhe lëkura, edhe sipërfaqja e thonjve ka nevoje për hidratim. Lëndët me përmbajtje avokado janë të rekomanduara.
4.Përdorni Biotin. Biotina është Vitamina B, e cila rrit fortësinë e thonjve. Përgjithësisht edhe multivitaminat kanë në përmbajtjen e tyre Vitaminën B, po kështu edhe Vitaminat B kompleks. Gjithsesi, rekomandohet që përpara të kaloni për një konsultë tek doktori përkatës.
5.Mos i kafshoni. Nëse i kafshoni ato, jo vetëm që po çoni dëm kujdesin që keni treguar, por rrezikoni që t’i dëmtoni edhe më shumë ato. Nëse e keni këtë zakon, lidhini ato me një fashë speciale për 21 ditë. Kjo është koha e mjaftueshme për të harruar zakonin e keq.