Prej disa kohësh tashmë marrëdhënia midis dy kunatave nuk është e mirë. Media shpesh herë ka raportuar për diskutime midis tyre dhe bashkime vetëm në rastet e daljeve publike, por gjithnjë janë cilësuar si thashetheme pasi asnjë nga familja mbretërore nuk ka konfirmuar.
Së fundmi “ As Weekly” ka shkruar se nga burime të sigurta që kanë lidhje me familjen mbretërore Meghan dhe Kate nuk kanë komunikuar për asnjë moment që nga largimi i çiftit sussex nga Anglia. Nëse më parë ka patur ndonjë krisje të vogël midis dy kunatave tani është thelluar akoma më shumë.
Ndërkohë që Meghan po shijon në maksimum jetës e re.
“Meghan ndihet e lirë! S’ka qenë kurrë më e lumtur. Është e kënaqur që ndodhet jashtë Londrës. Madje është habitur se sa shpejt ndryshuan gjërat.”- ka treguar burimi.