Kënga e preferuar e Mbretëreshës është zbuluar më në fund nga burimet pranë saj dhe është me të vërtetë një zgjedhje e duhur – Dancing Queen e grupit Abba.
Chris Evans, i njohur gjithashtu si mashkulli i BBC-së më i paguar,dha këtë lajm, pasi një mik i tij mori pjesë në një darkë ku Mbretëresha ishte e pranishme.
Në një moment, DJ luajti këngën “dancing queen” të Abba, duke bërë që Madhëria e saj të shpërthente në një buzëqeshje. Ajo dyshohet se u kthye në katin e vallëzimit, duke u thënë të ftuarve gjatë rrugës, “Unë gjithmonë përpiqem të kërcej kur vihet kjo këngë, sepse unë jam Mbretëresha dhe më pëlqen të kërcej”.