Keku i fundjavës; Ëmbëlsira që do ju kënaqë me aromën e shijen e limonit

Lifestyle

Kjo embelsire kaq delikate do t’ju kenaqe me aromen dhe shijen e limonit.

Përbërësit për tavë me diametër 20 cm:

3 veze ne temperature ambienti
150 gr sheqer
75 gr gjalpe i tretur i ftohte
150 gr miell “00”
150 gr kos grek
lekura dhe lengu i nje 1 limoni bio
1 bustine vanilje
5 gr (1 luge kafeje) fryres per embelsira
nje maje luge kripe

Për glasse-n me limon, për të zbukuruar tortën:

150 gr sheqer pluhur
20 gr leng limoni
Lekure limoni per zbukurim

Përgatitja:

Ndezim furren me 170 °. Ne nje tas perziejme kosin, vaniljen, lengun dhe lekuren e grire te limonit, kripen. Rrahim vezet me sheqerin derisa te behen si shkume ne rrahese elektrike (10 -12 minuta). Shtojme me pas kosin e perzier me limonin, e perziejme me spatul me levizje nga poshte lart, shtojme ngadale miellin dhe fryresin me luge, duke perzier akoma me kujdes. (gjithmone me levizje nga poshte lart). Shtojme ne fund gjalpin dalengadale (duhet te rrjedhe). Perziejme nga lart poshte sa te behet si mase homogjene. Hedhim brumin te tava e lyer me pare me gjalpe e miell dhe e pjekim per 45 minuta afersisht.
Bejme proven me kruajtese dhembesh dhe nese eshte nevoja, e mbulojme me leter alumini n.q.s. torta ka marre ngjyre, por nuk eshte pjekur nga brenda. Kur torta te jete pjekur, e heqim nga tava me kujdes dhe e leme te ftohet mbi nje gril (perdorni ate te furrit n.q.s nuk keni gril per torta).
Përgatit ja e glasse-s me limon:
Ne nje tas hedhim sheqerin pluhur, shtojme lengun e limonit dalengadale sipas nevojes. Glasse-ja duhet te jete e holle qe te derdhet dhe te mbuloje torten. Kur ta kemi hedhur mbi torte e rrotullojme kete te fundit qe te krijoje efektin e derdhjes. E dekorojme sipas deshires me lekura limoni.