Kate Middleton tregon dëshirën që ka për fëmijët e saj

Lifestyle

Në një intervistë të parë si nënë, ajo publikon edhe një fotografi të këndshme të vajzës Charlotte. Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton, shpjegon rëndësinë e qëndrimit në natyrë dhe mbledhjes së luleve, siç shihet e bija në kopsht.

“Kam pasur një gjyshe të jashtëzakonshme. E kalonte pjesën më të madhe të kohës duke lozur me mua, duke gatuar dhe duke punuar në kopsht”, tha ajo gjatë një intervistë për emisionin “Happy Mum- Happy Baby”.

Bashkëshortja princit William, dëshiron që fëmijët e saj të bëjnë të njëjtat gjëra që ka bërë në vegjëli ajo me gjyshen, me vëllanë dhe motrën. Ajo nënvizon rëndësinë e një mjedisi familjar të sigurtë dhe të lumtur.