Kate, Dukesha e Kembrixhit dhe Princi Uilliam tani kanë dalë nga izolimi i plotë i Covid-19. Gjatë asaj kohe ato kanë hequr dorë plotësisht nga detyrat mbretërore dhe kjo mungesë ka lënë vend për dyshime rreth një shtatzënie.
KATE, Dukesha e Kembrixhit dhe Princi Ëilliam ishin izoluar në Pallatin Kensington dhe shumë të dhëna nga mediat Britanike kanë thënë se ata janë në pritje të fëmijës së katërt. Të dhëna të fundit që vijnë nga udhëtimi i saj i fundit në Irlandë.
Duka dhe Dukesha vizituan Dublinin për një turne të shkurtër mbretëror në fillim të marsit, duke kaluar tre ditë në kryeqytetin irlandez. Atje, ata vizituan fabrikën e Guinness, ku të dyve ju ofrua një birrë ikonike e zezë, të cilën e provoi dhe dukesha dhe këtu u hodhën poshtë dyshimet pasi gratë shtatzëna nuk pijnë alkool.
Kate Middleton dhe Princi William kanë tre fëmijë të vegjël, Princi George, 6 vjeç, Princesha Charlotte, 4 vjeç dhe Princi Louis, 1.
Secili anëtar i familjes së tyre ka zënë vendin e tij në radhën mbretërore britanike pas Dukës së Kembrixhit, dhe pjesa më e madhe e vendit shpreson se çifti një ditë do të mirëpresë një tjetër trashëgimtar të fronit.
Sidoqoftë, të dhëna që Dukesha e Kembrixhit është shtatzënë kanë qenë të shumta pas anulimeve të detyrave mbretërore.