Një nga revistat më të njohura në Britani ka patur në kopertinë princeshën Kate Middleton, por jo për një arsye të mirë! Sipas revistës Kate është shumë e lodhur dhe e rraskapitur nga izolimi, për shkak se i është dashur të kujdeset për fëmijët 24 orë në 24. Një arsye tjetër është dhe largimi i Meghan, i cili ka bërë që ngarkesa e Kate të jetë dyfishuar.
Gjithashtu në artikull thuhet se familja mbretërore e kritikon shpesh Kate për shkak të peshës dhe kujdesit të paktë ndaj fëmijëve.
Artikulli i shkruar nga Anna Pasternak tregon edhe historinë e princeshës Diana, e cila ka vuajtur nga ç’rregullime të të ngrënit. Ajo ka bërë edhe një krahasim mes tyre. “Kate është bërë shumë e dobët, si princesha Diana”, shkruhet aty.
Por mesa duket ky lajm nuk i ka pëlqyer shumë familjes mbretëtore pasi sipas tyre janë vetëm gënjeshtra dhe kanë ngritur një padi për revistën e njohur. Madje, Kensington Palace publikoi një deklaratë të ashpër për artikullin në fjalë.
Nuk ka munguar edhe reagimi nga kryeredaktori i revistës “Tatler”, i cili tha: “Anna Pasternak autorja e shkrimit bazohet tek burimet e saj. Për çdo gjë ne kemi kërkuar bashkëpunimin e Kate. Fakti që mohohet tani është një gënjeshtër e madhe”