Kate Middleton flet për depresionin pas lindjes

Lifestyle

Dukesha Kate Mdidleton, gjatë një vizite zyrtare kujtoi ditët e para si nënë e re. Ajo dhe William jetonin në Uells atëherë: ai shpesh bënte turne nate si pilot i RAF dhe ajo ishte larg pjesës tjetër të familjes: ‘Ndihesha e izoluar’, është shprehur ajo.

Dukesha u kthye pas në vitin 2011 në intervistën për Vanity Fair, kur ishte një vajzë e ndrojtur borgjeze, por me kalimin e viteve ka fituar gjithnjë e më shumë vetëbesim dhe sot është konsorcë e mbretëreshës së ardhme. Vendi i saj në familjen mbretërore u bë i qartë sapo ajo kuptoi se cilës kauzë do t’i dedikohej: Kate zgjodhi të kujdesej për të drejtat e fëmijëve, fëmijërinë dhe mbështetjen për nëna duke u bërë kumbarë për shumë shoqata dhe duke marrë pjesë në qindra ngjarje në gjithë botën.

Dhe ndërsa vizitoi qendrën e fëmijëve në Cardiff, Dukesha kujtoi kohët kur ajo dhe William jetonin në Uells. Në Anglesey, ku ndodhet baza ushtarake e RAF, ata kaluan tre vitet e para të martesës ndërsa princi punonte si pilot i helikopterëve të shpëtimit. Kate kujtoi se sapo ishte bërë nënë për herë të parë me princin George, i cili lindi në korrik të vitit 2013.

“Është bukur të kthehesh në Uells”, ka thënë Kate. “Po flisja me disa nga nënat e pranishme dhe po kujtoja kohën tonë këtu. Sapo kisha lindur George dhe Ulliam shpesh punonte në turnet e natës. Ndihesha shumë e vetmuar. Nuk e kisha familjen pranë dhe im shoq shpesh nuk ishte.”