Kanë filluar t’iu dalin rrudhat? Përdorni këtë maskë…

Lifestyle

rrudhat
Pasi kaloni moshën 25 vjeç ju filloni të shihni shenjat e para të plakjes. Edhe pse duam ta shmangim, koha kalon dhe në fytyrë tuaj dalin rrudhat e para të cilat mund të parandalohen nëse përdorni këtë përbërje magjike. Përdorni këtë përbërje me yllin e anisës për të eliminuar rrudhat e para:

Do t’ju duhet:
• Ylli i anisës (1 grusht)
• Ujë (1 gotë)

ylli

Përgatitja dhe përdorimi:
Hidheni gotën e ujit në një tenxhere dhe prisni derisa të ziejë. Sapo të shihni se uji ka zierë shtoni yllin e anisës dhe mbulojeni tenxheren. Prisni të ziejë dhe për 3 minuta të tjera dhe më pas largojeni nga zjarri. Prisni pak derisa të ftohet dhe hidheni lëngun në një kavanoz të pastër. Më pas vendoseni këtë në frigorifer, por bëni kujdes që të mos ngrijë.

ylli2
Çdo ditë sapo të zgjoheni, lajeni fytyrën si zakonisht. Më pas merrni një top pambuku dhe zhyteni në locionin e përgatitur. Shpërhapeni atë në gjithë fytyrën dhe do shihni se lëkura juaj do tendoset dhe ka për t’u krijuar një efekt botoksi. Do rigjenerojë lëkurën tuaj dhe do mbulojë hapësirat në të cilat keni rrudha.