Të gjithë angazhohen aq shumë se çfarë do të veshin ditën e dasmës së një të afërmi apo shokut ose shoqes. Fillojnë kërkimet nëpër revista, internet, Instagram për t’u frymëzuar se çfarë të veshim atë ditë që të shkëlqejmë. Por janë disa rregulla që ne duhet t’i kemi parasysh kur kërkojmë një veshje të caktuar për në dasëm. E kemi fjalën për rregulla për të respektuar ceremoninë dhe çiftin që martohet.
1. Mos u vishni me të bardha, qëndroni më mirë tek ngjyrat natyrale, sepse atë ditë vetëm nusja duhet të jetë me të bardha.
2. Keni veshur një fustan që ju dalin shpatullat jashtë dhe po shkoni në kishë? Ju duhet të merrni një shall të lehtë më vetë për t’i mbuluar për të respektuar vendin ku po shkoni.
3. Mos u vishni kundër kodit të veshjes që kanë caktuar organizatorët e dasmës.