Kalcium për lëkurë të shëndetshme

Lifestyle

Kur mendoni për kalciumin me siguri menjëherë na kujtohet që ai është mineral i nevojshëm për eshtrat dhe dhëmbët e fortë.

Megjithatë, kjo është vetëm një nga arsyet pse ne duhet ta konsumojmë rregullisht kalciumin. Personat e rritur duhet të konsumojnë mesatarisht 1000 deri 1300 miligramë kalcium në ditë. Meqenëse trupi njerëzor shpenzon kalcium më shumë se asnjë mineral tjetër, konsumimi i kalciumit është i rëndësishëm që organizmi të funksionojë në mënyrë normale.

Një hulumtim ka treguar që mungesa e kalciumit në lëkurë është një nga arsyet pse personat e vjetër kanë lëkurë më të dobët dhe më të hollë sesa të rinjtë.

Kalciumi rregullon lipidet në qelizat e lëkurës, të cilat lëkurën e mbrojnë nga kushtet e jashtme. Kur lëkura nuk mund të mbrohet në mënyrë adekuate nga kushtet e jashtme, vjen deri te shfaqja e ekzemave, inflamacioneve dhe infeksioneve. transmeton koha.net. Disa hulumtime kanë treguar që për luftën kundër ekzemave është i shkëlqyer konsumimi i shtuar i kalciumit.

Ushqimet që përmbajnë kalcium janë qumështi dhe produktet e qumështit, fasulja, frutat arrore, sardinat, salmoni, perimet me gjethe, si lakra dhe lakra e gjelbër. Disa ushqime, siç është lëngu i portokallit, qumështi i sojës, tofu dhe drithërat, mund të ndihmojnë tek absorbimi i kalciumit.

Mungesa e kalciumit mund të manifestohet me thatësinë e lëkurës, kruajtjen, plakjen e parakohshme dhe rrezikun e shtuar nga zhvillimi i kancerit të lëkurës. Kalciumi vetvetiu nuk vepron në mënyrë antioksidative, por është i rëndësishëm në rregullimin e prodhimit të antioksidantit katalazë, i cili parandalon dëmtimin e ADN-së dhe në këtë mënyrë redukton rrezikun nga dëmtimi i teksturës së lëkurës, kolagjenit dhe elastinës.

Provoni recetat me të cilat mund të përkujdeseni për lëkurën nga jashtë dhe brenda:

Maska dhe smoothie me yogurt
– 170 ml yogurt
– 1/3 e filxhanit lëng portokalli
– 1 filxhan qumësht
– ¼ e filxhanit të ekstraktit të vaniljes
– 5 copa akulli

Përzieni yogurtin dhe lëngun e portokallit. Ndani 2 lugë nga kjo përzierje dhe vëni në një anë për t’i përdorur për maskë. Shtoni qumësht, ekstrakt të vaniljes dhe copat e akullit dhe të gjitha përzieni.
Në fytyrë vëni 2 lugë të përzierjes së yogurtit dhe lëngut të portokallit, lëreni të qëndrojë 15 minuta, dhe gjatë kësaj kohe pini smoothie të shkëlqyer.
Yogurti është i pasur me kalcium, përmban acidin laktik i cili do ta ushqejë lëkurën tuaj, ndërsa lëngu i portokallit do të shpejtojë absorbimin e kalciumit.

Maska me yogurt dhe dredhëza
– ½ e filxhanit yogurt
– 1/3 e filxhanit dredhëza të përziera me mikser
– ½ e filxhanit tërshërë

Përzieni të gjithë përbërësit, aplikoni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 14 minuta, pastaj shpërlani.

Maska me yogurt dhe banana
– 1 lugë yogurt
– Gjysmë banane e përzier me mikser
– 1 lugë mjaltë

Përzini të gjithë përbërësit, aplikoni në fytyrë dhe lërini të qëndrojnë 15 minuta, pastaj shpërlani.

Maska me yogurt dhe mjaltë
– 1 lugë yogurt
– 1 lugë mjaltë

Nëse keni lëkurë të yndyrshme shtoni një gjysmë luge limon ose limet. Përzieni mirë, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta, dhe pastaj shpërlani me ujë të ngrohtë.

Maska me yogurt dhe kastravec
– 1 lugë yogurt
– 1 lugë me kastravec të prerë/grirë imët
– 1 lugë me majdanoz të prerë imët

Kjo maskë është e shkëlqyeshme për lëkurën e thatë. Lëreni të veprojë 15 deri 20 minuta, pastaj shpërlajeni.

Maska me yogurt dhe domate
gjysmë domate
– 2 lugë yogurt
– 1 copë kastravec i prerë imët
– 2 lugë xhel aloe vera
– 3 lugë tërshërë

Përzieni domatet me mikser dhe bashkë me kastravec. Shtoni yogurt dhe xhelin aloe vera. Shtoni edhe tërshërën dhe përzieni mirë. Lëreni të veprojë 10 minuta, dhe pastaj shpërlani me ujë të ngrohtë.