Ka 1 arsye pse nuk u shqetësua për titujt mbretërore; Princi Harry e ka patur vendin e punës gati për këtë kompani

Lifestyle

1 vit pas largimit nga familja mbretërore princi Harry dhe Meghan lajmëruar se vazhdonin me vendimin për të mos u rikthyer.  Ata kanë planet e tyre të cilat pak nga pak po zbulohen. Fillimisht me intervistën që “shkundi” një botë të tërë dhe tani me punën që princi Harry sapo ka nisur.

Ai do të punojë në kompaninë “BetterUp” si shef i ndikimit. Kjo kompani nisur në vitin 2013 dhe që besojnë se mirëqenia dhe performanca  janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe që përmes mbështetjes së personalizuar dhe forcimit të aftësisë mendore, çlirohet potenciali personal dhe profesional.

“Ne jemi shumë entuziastë nga modeli i tij i frymëzimit dhe ndikimi përmes veprimit. Si një qytetar i vërtetë i botës, ai i ka dedikuar jetën e tij punës për të sjellë vëmendjen tek nevojat e ndryshme të njerëzve dhe për të përkrahur iniciativat e shëndetit mendor. Si anëtar i skuadrës drejtuese të BetterUp, Princ Harry do të zgjerojë punën që bën për vite me radhë, pasi ai edukon dhe frymëzon komunitetin tonë për rëndësinë e përqëndrimit në shëndetin mendor dhe potencialin njerëzor”, ka thënë themeluesi i kompanisë për Harry-n.

Duket se ky vend pune i ri është i lidhur dhe me momentet jot ë mira që Meghan ka kaluar lidhur me shëndetin mendor dhe mendimeve për vetëvrasje. Nuk ka mënyrë më të mirë për të ndihmuar të tjerët sidomos kur e ke kaluar në vet të parë.