Jo vetëm tek birra zviceriane, simbolin shqiptar tashmë e gjeni tek marka prestigjoze!

Lifestyle

birra
Vetëm disa ditë më parë ‘’Luzerner Bier’’, një fabrikë e specializuar në prodhimin e birrës artizanale, do të habiste konsumatorët zvicerianë dhe ata shqiptarë me ambalazhin special të birrës së tyre, ku shfaqej simboli i shqiponjës së bërë me dorë. Sigurisht që ky imazh ishte i freskët për ta, duke patur parasysh se Xhaka dhe Shaqiri e kishin para syve të miliona ndjekësve në ndeshjen me Serbinë. Por imazhin e shqiponjës dykrenare të gdhendur në flamur ka vendosur ta përdorë edhe një shtëpive të modës më të njohura në botë.

louis
Çanta ngjyrë kafe, ku sipër saj janë qëndisur pjesë më të kuqe dhe sipër të kuqes gjendet shqiponja dy krenare, është njëra nga modelet e shumta të markës së njohur botërore, por njëkohësisht edhe më të shtrenjtës, Louis Vuitton. Ajo kushton rreth 10 mijë dollarë dhe është qendisur nga Jay Ahr.