Nga të gjitha nuset e fundit mbretërore, nuk ka dyshim që Princesha Beatrice ka qenë më e pazakonta deri më tani. Ajo kishte veshur një fustan të huazuar nga mbretëresha, një kurorë që mbretëresha kishte mbajtur në ditën e saj të dasmës dhe i theu rregullat me unazën e saj të dasmës.
Ç’duam të themi me “i theu rregullat”? Sipas traditës, çiftet mbretërore duhet të kenë një unazë martese të bërë prej ari uellsian, një zakon i cili filloi në 1923-shin me Nënën Mbretëreshë. Që atëherë princi Charles, princesha Anne, princesha Diana, pukesha Camila, Kate dhe William, Meghan dhe Harry dhe së fundmi, princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank, të gjithë përdorën arin uellsian për unazat e tyre të martesës.
Ndërsa Princesha Beatrice kishte një unazë martese të bërë nga e njëjta argjendari britanike që krijoi unazën e saj të fejesës, Shaun Leane, që zbuloi edhe një foto të dizajnit. Unaza është prej platini dhe diamanti dhe ka një shkrirje të modeleve Victorian dhe Art Deco. Ajo ka një formë të lakuar që e bën atë të qëndrojë në mënyrë perfekte me unazën e saj të fejesës. Unaza kishte domethënie personale e sentimentale për çiftin e sapomartuar dhe duhet thënë që është unike.