“Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër”; Kanadaja nuk lejon Harry-n dhe Meghan të jenë banorë të vendit

Lifestyle

Çifti dha lajmin se do të shkëputej nga familja mbretërore një javë më parë por mesa duken nuk i kanë marrë parasysh pasojat që kjo gjë do të ketë në jetën e tyre. Mbretëresha Elisabet dhe princi William thanë në një lajmërim për mediat dhe popullin që e pranojnë këtë vendim dhe do ti mbështesin në të ardhmen.

Gjithsesi Harry dhe Meghan nuk e kanë menduar mirë planin e tyre pasi Kanadaja nuk i ka pranuar si banorë pasi është kundër ligjit që ky vend ka.

Si përgjigje e njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex (Princi Harry dhe Meghan) të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO.”

Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër .Kanadaja nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetutuese të pashprehur,”- shkruhet në artikullin e publikuar.

Ende nuk ka një përgjigje të këtij lajmit nga Meghan dhe Harry por presim ditët në vazhdim.