Ngjyrën e syve, në rend të parë, e përcakton sasia e shpërndarjes së pigmentit të melaninës, ndërkaq që nga lashtësia ngjyra e syve lidhet edhe me personalitetin.
Edhe pse në të vërtetë nuk ekzistojnë sy të zinj, disa sy kanë ngjyrë të errët të gështenjtë ndaj lënë përshtypjen që janë të zinj dhe janë shumë të rrallë.
Sytë e kaltër
Ngjyra e kaltër e syve është intensive dhe lidhet me qiellin, energjinë, fuqinë energjike dhe me mendimet racionale.
Ngjyra e gështenjtë është e fortë dhe e pasur e cila lidhet me energjinë e tokës, kreativitetin, dhe sa kembengules jeni.
Sytë e hirtë
Ngjyra e hirtë është goxha e rrallë, ndërkaq ajo simbolizon mençurinë dhe karakterin e fortë.
Sytë e gjelbër
Ngjyra e gjelbër simbolizon karizmen, inovacionin, rininë dhe shëndetin.
Sytë ngjyrë lajthie
Kjo ngjyrë goxha e rrallë e syve është kombinim i toneve të kaltra, të gështenjta dhe të gjelbra, ndërkaq simbolizon forcën dhe trimërinë. Njerëzit me sy ngjyrë lajthie shpesh përshkruhen si të patrembshëm dhe të gatshëm për sfida jetësore.