Jeni lodhur nga furçat e makeup-it të papastra? Ja disa mënyra sesi t’i pastroni ato me lehtësi!

Lifestyle

furca makeu
Jo të gjithë janë të vetëdijshëm se furçat e makeup-it duhen pastruar dhe të paktë janë ata që kanë durimin për t’i pastruar ato. Megjithatë kjo është diçka e nevojshme për shëndetin e lëkurës suaj. Më poshtë ju tregojmë 4 hapat se si të pastroni furçat tuaja të makeup-it:

wash brushes 1
1- Si fillim duhet të zgjidhni pastruesin e duhur për to që të mos dëmtohen. Hidhni pak “Baby Shampo” në dorën tuaj ose në një sipërfaqe të ashpër dhe fërkoni furçat në mënyrë rrethore.
2- Ashtu si flokët ato kanë nevojë për zbutës që të mos ashpërsohen sepse ndryshe dëmtojnë fytyrën tuaj. Përdorimi i vajit të ullirit do të bënte një punë të mirë.
3- Pasi i keni pastruar dhe zbutur jepini formën e duhur atyre me anë të duarve tuaja, që më pas ato të jenë në përdorim.
4- Si përfundim thajini ato sepse mbetjet e ujit do t’i dëmtonin furçat.