Edhe nëse nuk do jesh krah një personi këtë “Shën Valentin”, mund të festosh.Në rast se nuk di ende cfarë të bësh në ditën kur të gjithë festojnë për dashurinë, bazohu tek ajo që të sugjerojnë yjet.
Dashi
Provo një restorant të ri. Rezervo një darkë vetëm dhe kënaqu nën shoqërinë e ushqimit të mirë.
Demi
Merre veten me të mira. Një masazh ose një trajtim fytyre është perfekt për ju. Blini dhe disa produkte kozmetike, në fund të fundit nuk do i bëni dhuratë tjetër njeriu.
Binjakët
Shko tek lokali yt i preferuar. Dil dhe pi dicka në një nga lokalet më të mira. Mbase mund të njihni dhe ndonjë person.
Gaforrja
Bëj dicka të mirë për dikë tjetër. Ndihmo një person të afërt ose një mik të arrijë dicka që dëshiron.
Luani
Vetëm një fjalë: Karaoke. Ku ka më bukur se të shkosh në një lokal ku nuk të njeh njeri dhe të këndoni karaoke sa të dëshironi.
Virgjëresha
Gjej kohë për të pastruar ose rinovuar apartamentin tënd. Në fund, finalizoje me një gotë verë të kuqe për punën e mirë që ke bërë.
Peshorja
Shko tek një spektakël humori. Pse mos të qeshni pak në këtë ditë?
Akrepi
Gatuaj darkë për njerëzit e tu të dashur. Mblidh familjen ose shoqerinë tënde dhe organizo një darkë të këndshme. ( nuk është nevoja për qirinj )
Shigjetari
Bëj një udhëtim. Nëse nuk dëshiron të jesh në vendin tënd këtë festë, ik jasht në një vend vetëm.
Bricjapi
Jepi vetes dicka që e ke dashur gjithmonë. Pse mos t’i bësh vetes një dhuratë?
Ujori
Lidhu me veten në një nivel shpirtëror.
Peshqit
Organizo një festë “vetëm ëmbëlsira”. Sheqeri bën mirë për të ngritur humorin tuaj.