Ja si u bëri Meghan Markle përshtypje të gjithëve…

Lifestyle

Duhet ta pranojmë, të gjithë jemi fiksuar pas veshjeve të Meghan Markle. Nga kujdesi për lëkurën, aksesorët dhe madje edhe dekori në përgjithësi, Dukesha e Sussex nuk dështon kurrë në zgjedhje. Falë shijes së saj të hollë dhe elegante veshja e saj e fundit gjatë një udhëtimi në Nju Jork jo vetëm që arriti të bëjë xhiron e botës, por edhe të bëhet një “must” për garderobën e çdo vajze dhe gruaje për këtë sezon.

Por çfarë kishte të veçantë veshja që i bëri kaq shumë përshtypje të gjithëve?

Vetëm një fjalë… Ngjyra! Burgundy. Sipas platformës së modës Lyst, “burgundy” u bë një fjalë kyçe në internet pasi u vesh nga Markle. Njerëzit filluan të kërkonin ngjyrën e kostumit të saj për të blerë veshje të tjera me po të njejtën ngjyrë. Jo vetëm ngjyra, por edhe marka Loro Piana e kostumit të saj u bë një nga më të klikuarat në internet direkt pas daljes së saj. Jo vetëm kaq! Markle di shumë mirë si ti zgjedhë aksesorët. Ҫanta e saj Valextra u pëlqye aq shumë sa klikimet e saj në internet u rritën me mbi 134 përqind. Është e panevojshme të theksohet me fjalë ndikimi i Dukeshës në trendet e të gjithë botës.