Ja si ta përdorni mollën për të rënë në peshë

Lifestyle

vdvvdv

Cdo diete e cila ka për qëllim rënien e shpejtë nga pesha dhe në mënyrë të shëndetshme, ka si pjesë të saj dhe mollën si frutin më të shëndetshëm.

Ja si ta përdorni mollën gjatë ditës që të dobësoheni:

Mëngjes: Zgjidhni ushqime me pak kalori

Bollguri është zgjedhja e duhur për mëngjes. Mund ta ëmbëlsoni tasin me bollgur me shurup panje (1/8 e filxhanit përmban 100 kalori) ose të hidhni në vend të saj pure me mollë të zier, pa sheqer (ku gjysmë filxhani përmban 51 kalori). Bëni këtë ndryshim për gjithë javën, dhe do të ruani jo vetëm 343 kalori, por do të merrni edhe 9.1 gramë fibra më shumë.

Drekë: Ushqehuni me ushqime të pasura me fibër që të mos e keni më mendjen vetëm tek ushqimi

Plot të shijshme, mollët janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave, që largojnë urinë. Konsumoni një mollë të madhe (bashkë me lëkurën) që të merrni 5.5 gramë fibra menjëherë.

Përmbajtja e lartë e ujit dhe e fibrave do t’ju mbajë të ngopur deri vaktin e ardhshëm, kështu nuk do të tundoheni të hani ushqime me shumë kalori dhe të pashëndetshme.

Ëmbëlsirë: Shmangni ato me shumë kalori

Një gjysmë filxhani akullore me çokollatë përmban 250 kalori. Dy biskota me çokollatë të bëra në shtëpi përmbajnë 178 kalori. Gjysmë çokollate të zezë përmban 300 kalori.

Shpëtoni veten nga kaloritë dhe shijoni një ëmbëlsirë të bërë me mollë. Pritni një mollë të vogël (80 kalori), i shtoni një lugë gjelle mjaltë (64 kalori) dhe pak kanellë, dhe në total arrin në 144 kalori. Ose pastrojeni mollën në brendësi, e mbushni me bajame dhe rrush të thatë, e spërkatni me pak shurup panje dhe e piqni në furrë.