Sipas raporteve, Meghan Markle po planifikon një lindje në shtëpi fëmijën e dytë. Duka dhe dukesha e Sussex janë në pritje të një vajze në verë. Dhe Meghan thuhet se po planifikon një lindje në shtëpi në rezidencën e tyre prej 11 milion £ në Montecito.
Një burim i tha Page Six: “Plani i Meghan ishte të bënte një lindje në shtëpi me Archien por nuk ja doli. Në fund, mjekët e këshilluan që të shkonte në spital. “Por ajo ka një shtëpi të bukur në Kaliforni, është një mjedis i bukur për të sjellë në jetë vajzën e saj të vogël.”
Ish-aktorja Meghan lindi Archien në spitalin privat Portland në Londër në maj 2019.
Çifti Sussex njoftuan në shkurt se po presin fëmijën e tyre të dytë. Ata ndanë një fotografi mahnitëse, bardh e zi duke pozuar poshtë një peme.
Një zëdhënës i Meghan dhe Harry tha: “Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”.