Mos mendoni se janë të pakët ata meshkuj që tërhiqen pas femrave inteligjente dhe të suksesshme. Rezultat e sondazhit “Beqar në Amerikë” kaluan pritshmëritë e sociologëve. 87 % e meshkujve pranuan se do të lidheshin me një femër e cila është më e arsimuar se ata dhe një 89% e meshkujve pohuan se nuk e kanë problem nëse e dashura e tyre do të kishte të ardhura mujore më të larta se ata. Pothuajse gjysma e meshkujve (44 përqind) pranojnë të kenë një femër karriereiste në krahë dhe 86% dëshirojnë një partenere me vetbesim të lartë. Mos kini frikë për të bërë lëvizjen e parë: 90 përqind e meshkujve të anketuar thanë se nuk e kanë problem nëse femra është ajo që hedh hapin e parë.