Në ndryshim nga Meghan Markle dhe princ Harry, të cilët jo në pak raste kanë shfaqur dashurinë e tyre në publik, dukesha e Cambridge, Kate Middleton dhe William, kanë zgjedhur të kenë një profil më të rezervuar, edhe pse historia e tyre është e denjë për një skenar përrallash. Princi William dhe dukesha Kate janë takuar për herë të parë kur studionin në universitetin “St.Andrews”. Në fillim, ishin miq të mirë, por më pas kuptuan se nuk mund të rrrini larg njëri-tjetrit dhe u bënë të dashur.
Çifti e mbajti të fshehtë raportin e tyre, derisa paparazzi-t i fotografuan në vitin 2004 duke bërë ski në Skoci.
Mirëpo, çfarë e bëri ta kuptojë princin se ajo ishte e duhura? “Gjatë kohës që jetuan bashkë në Anglesey, Kate u kujdes për çdo gjë në lidhje me shtëpinë e tyre.Kjo periudhë lumturie, e bëri William-n që të ndërmerrte hapin e madh dhe t’i propozonte siç i ka hije një princi, duke iu ulur në gjunjë.