Është dicka normale që fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë, sidomos ata me aftësi ndryshe. Prindërit duhet të dinë të kuptojnë fëmijët dhe të përcaktojnë nëse ata përballen me shenja ngacmimi në ambientet ku studiojnë.
E vërteta është se nuk mund të jeni gjithmonë pranë fëmijët tuaj, prandaj duhet të ruani komunikimin me mësuesit. Sigurisht, më e mira që mund t’i mësoni një fëmije është aftësia për të mbrojtur veten. Në shkollë, ashtu si në jetën e përditshme, ata duhet të mësojnë se nuk duhet të lejojnë askënd ti ofendojë.
Duhet ta pyesni nëse gjërat nuk po shkojnë mirë. Nëse thotë se është shumë i/e lodhur për të shkuar në klasë, thuajini që e kupton dhe do ti anulosh aktivitetet e tjera që ka gjatë ditës dhe jepini kohë të pushojë. Ditët në vijim, ndiqeni sjelljen e tij për të zbuluar nëse fëmija ishte i lodhur apo e përdori si justifikim.
Kur një fëmijë thotë se e urren shkollën, ekziston mundësia që e mundon dicka. Thuaji se mendon se ka ndodhur diçka në shkollë dhe kërkoji që të të tregojë detaje rreth incidentit.
Nëse mësoni që fëmijët e tjerë sillen keq me fëmijën tuaj, duhet të tregoni mirëkuptim dhe të mësoni në detaje se çfarë po ndodh. Më pas mësojeni fëmijën tuaj që të mbrohet nga këto shenja ngacmimi.