Ja pse nuk duhet ti hidhni lëvozhgat e vezëve

Lifestyle

levozhga_1.jpg

Lëvozhgat e vezëve, janë një material që mund të sigurojnë shumë përfitime shëndetësore. Ato janë burimi më i pasur natyror i kalciumit dhe thithen më lehtë në trupin tonë.

Ekspertët shprehen se ato përmbajnë shumë minerale ndërkohë që studimi më i fundit ka zbuluar se këto lëvozhga përmbajnë të njëjtën kalcium që përbëhen dhe kockat tona.

Studiues nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit lëvozhgat e vezëve thonë se ky lloj kalciumi ndihmon në rregullimin e presionit të lartë të gjakut, ul kolesterolin dhe bën që të kemi eshtra të shëndosha.

Mënyra më e mirë dhe efektivë për të përdorur lëvozhga veze është të vloni vezën për 10 minuta duke larguar kështu bakteret e dëmshme. Më pas t’i ftohni në temperaturën e dhomës tuaj, t’i shtypni e ta mbani pluhurin në një kavanoz qelqi të sterilizuar. /albeu.com/