Vetëm disa orë para se intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah të transmetohet në 7 Mars, Mbretëresha Elizabeth do të bëjë paraqitjen e saj në televizion.
The Independent raporton se Mbretëresha do të mbajë një fjalim si pjesë e një programi special televiziv për Ditën e Komonuelthit. Meqenëse shërbimi vjetor i Ditës së Komonuelthit në Abacinë Ëestminster është ndërprerë këtë vit për shkak të pandemisë, BBC One do të transmetojë një speciale, duke shfaqur Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
“Shërbimi i Komonuelthit është një nga shërbimet më të rëndësishme vjetore të Abacisë, por meqenëse nuk është e mundur të mblidhemi këtu, ne e kemi shfrytëzuar rastin për të bërë festime përtej këtyre mureve”, dekani i Ëestminster, Dr. David Hoyle, tha në një deklaratë për Independent. “Ne jemi kaq të kënaqur që ky program i BBC me familjen mbretërore do të festojë lidhjet tona globale në një kohë kur të gjithë jemi kaq të izoluar fizikisht”.
Të Dielën, 7 Mars, CBS do të transmetojë intervistën e parë televizive të Harry dhe Meghan që nga intervista e tyre e fejesës në vitin 2017. Gjatë intervistës, Oprah do të flasë me Dukeshën e Sussex për jetën si dukeshë, martesa, amësia, puna filantropike se si ajo po e trajton jetën nën presion të fortë publik. Më vonë të dy bashkë me Princi Harry do të bashkohen për një bisedë në lidhje me lëvizjen e çiftit në Shtetet e Bashkuara dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tyre.
Duka dhe Dukesha e Sussex kohët e fundit konfirmuan se ata nuk do të kthehen në rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Si i tillë, Pallati Buckingham lëshoi një deklaratë duke thënë që titujt e tyre dhe emërimet ushtarake të Princit Harry do të “kthehen tek Madhëria e saj, përpara se të rishpërndahen në mesin e anëtarëve të Familjes Mbretërore”.
“Siç dëshmohet nga puna e tyre gjatë vitit të kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex mbeten të përkushtuar në detyrën dhe shërbimin e tyre ndaj gjithë botës, dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për organizatat që ata kanë përfaqësuar pavarësisht nga roli zyrtar,” tha një zëdhënës i Sussexes në përgjigje. “Ne të gjithë mund të jetojmë një jetë në shërbim. Shërbimi është universal”.