Shëndeti gjithmonë duhet të jetë parësor. A kujdesemi mjaftueshëm për të qenë në formë dhe për të ndjekur të gjitha hapat që duhen?
Kësaj pyetje mund t’i jap përgjigjën më të mirë ajo çka duket, pra ju vet.
Sipas një studimi të fundit tregohen efektet negative që kanë disa pije, të cilat shkaktojnë ritëm anormal të zemrës dhe rritje të presionit të gjakut.
Studimi tregon efektin negativ që kanë te zemra disa lloj pijesh. Shkencëtarët kalifornianë studiuan efektin e pijeve me sheqer dhe kafeinë, të cilat u pa se shkaktojnë ritëm anormal të zemrës dhe rritje të presionit tëgjakut.
Ata dolën në konkluzionin se pijet energjike rrisin rrezikun e goditjeve në tru e infarkteve dhe efekti i tyre zgjat deri në dy orë pasi janë konsumuar.
Këto pije lidhen direkt me të paktën 34 raste vdekjesh të ndodhura në Kaliforni gjatë vitit 2014.
Në këtë studim u përfshinë 27 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18-40 vjeç . Atyre iu matën rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut para konsumit të dy kanaçeve me pije energjike. Këto matje u kryen edhe katër herë të tjera gjatë 6 orëve në vazhdim.
Te personat e përfshirë në eksperiment u vu re rritja e menjëhershme e numrit të rrahjeve të zemrës dhe ajo e presionit të gjakut. Këto dy efekte vijuan për dy orë pas konsumit të pijes./Albeu.com/