Ja mundësia që vjen “një herë në jetë” nga Pallati Mbretëror në Angli

Lifestyle

Vizitorët në Pallatin Buckingham do të kenë mundësinë unike për të bërë piknik në kopshtin e tij për herë të parë këtë verë.

Përvoja e cila do të ndodhë një herë në jetë u njoftua nga The Royal Collection Trust (RCT), e cila menaxhon hapjen publike të rezidencave zyrtare të Mbretëreshës.

Shtëpia e Mbretëreshës në Londër do të rihapet në verë pasi ka qënë e mbyllur për vizitorët për pjesën më të madhe të vitit të kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Hapja tradicionale e dhomave të pallatit dhe ekspozitës u anullua për të dytin vit radhazi.

RCT tha: “Vizitorët do të jenë të lirë të eksplorojnë një rrugë të re përmes kopshtit që përfshin të gjitha lulet të emëruar nga Mbretëresha Victoria dhe Princi Albert dhe pamjet e ishullit dhe koshereve të tij. Peizazhi aktual i kopshtit historik prej 39 hektarësh daton që nga vitet 1820 kur George IV e ktheu Buckingham House në një pallat. Pavarësisht vendndodhjes së tij urbane, kopshti është shtëpia e një grupi të jashtëzakonshëm të florës dhe faunës, duke përfshirë bimë të rralla vendase në Londër.”

Vizitorët do të lejohen të bëjnë piknikun e tyre, por alkooli, lojërat me top ose barbeques nuk do të lejohen.