Edhe pse shpesh debatohet për atë se kush tradhton më shumë, mashkulli apo femra, na duhet patjetër t’ju themi që gjërat janë pak a shumë të barabarta, mirëpo është çështja se a mashtrojnë për shkaqe të njëjta.
Ekspertët te cilet studiojne lidhjet ndërmjet çifteve kanë provuar të sqarojnë se cili është shkaku që femrat vendosin të tradhtojnë.
Duke pasur parasysh që situata e secilit është e veçantë, e kishin të vështirë që të zgjidhnin një shkak të vetëm për çfarë arsye femrat tradhtojnë.
Derisa disa besojnë që meshkujt tradhtojnë vetëm për shkak të nevojave fizike, ndërkaq femrat tradhtojnë për shkak të nevojave emocionale, në realitet, gjërat janë shumë më të komplikuara.
Ekspertët thonë që meshkujt duhet të kenë parasysh dicka, që femrat në vend të parë janë femra, pastaj janë bashkëshorte dhe nëna.
Nëse mashkulli fillon të mos i kushtojë kujdes dhe nuk tregon vemendje ndaj bashkëshortes së tij, nuk ka pse befasohet nëse ajo ato i kërkon te dikush tjetër.