Romakët e lashtë dhe grekët konsumonin panxhar për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme shëndetësore, të tilla si ulja e temperaturës së trupit.
Panxhari ka nje perqindje te larte te vitaminave, zinkut, jodit, magnezit, flavonoideve, kalciumit, natriumit dhe nitrateve natyrore.
Vetëm një sasi e vogël panxhari mund të rrisë nivelin e energjisë dhe të ulë nivelin e kolesterolit. Po ashtu mund të reduktojë rrezikun e krijimit të kancerit dhe të lehtësojë simptomat e artritit. Konsumimi i panxharit duhet të gjendet çdo ditë në pjatat tuaja për shkak të kontributit të madh që i jep shëndetit.
Panxhari gjithashtu:
– Kuron inflamacionin
– Mund të përdoret si antioksidant
– Kuron konstipacionin (Kapsllëkun)
– Balancon mungesën e hekurit në gjak
– Mund të përdoret si detoksifikues
– Përmirëson shëndetin mendor
Këshillohet të konsumohet si sallatë, salcë, apo i shtuar në gatime të tjera! Lëngu i panxharit është gjithashtu i dobishëm për luftimin e presionit të lartë të gjakut.