Ja çfarë e dëmton më së shumti trurin!

Lifestyle

truri9

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë.

Siç e dimë të gjithë, zakonet tona te jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm. Për shembull, kur një person nuk është stërvitur mjaftueshëm dhe ha më tepër, ai / ajo do të shtojë në peshë.

Nëse keni një ditë stresuese në punë, mund të shkoni në shtëpi me dhimbje koke. Ka edhe shumë zakone të dëmshme që mund të ndikojnë në tru. Për fat të keq, rrallë ndjehen menjëherë efektet e këtyre shprehive të këqija.

Ajo çfarë duhet të keni parasysh për të evituar dëmtimin e trurit bazohet në disa këshilla të thjeshta të cilat shumë prej nesh i anashkalojnë.

Mos evitoni kurrë vaktin e mëngjesit: Anashkalimi i mëngjesit mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj.

Ne të gjithë e dimë shprehjen se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Studimet tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, anashkalimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.

Në një studim në Japoni më shumë se 80,000 njerëz që nuk konsumonin vaktin e mëngjesit kishin më shumë rrezik për tu prekur nga presioni i lartë i gjakut. Hulumtuesit gjithashtu vunë në dukje se presioni i gjakut bie pas mëngjesit dhe për këtë arsye, konsumimi i ketij vakti mund të zvogëlojë gjithashtu rrezikun e një hemorragjie në tru.

Shmangni rrezatimin e telefonave celular sa më shumë të mundeni: Ka pasur një debat të vazhdueshëm se rrezatimi nga telefonat celularë, përveç dëmtimit në tru mund të shkaktojë edhe kancer. Duke përdorur disa masa paraprake mund ta shmangni rrezikun e rrezatimit të telefonit celular. Disa nga këto janë:

Përdorni opsionin ”vivavoce” në të gjithë dhomën (kjo do të evitoje mbajtjen afër kokës) ose një kufje kur flisni.

Nëse sinjali i celularit është i dobët, përpiquni ta mbani telefonin celular larg nga trupi juaj.

Dërgoni mesazhe, kur është e mundur, shmangni sa më shumë komunikimin nëpërmjet bisedës me zë.

Mos e mbani telefonin tuaj në xhepat e këmishës apo pantallonave.
Mos privoni gjumin: Kjo mund të dëmtojë fizikisht trurin tuaj.

Instituti Kombëtar i çrregullime neurologjike raporton se kur flini, truri shplodhet dhe rikuperon fuqitë prandaj mundohuni të flini 8 orë gjatë natës.

Evitoni duhanin:

Pirja e duhanit është një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj. Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie të dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit tek ata që po përpiqen ta lenë. Studiuesit zbuluan se kur një person lë pirjen e duhanit, nivelet e dopaminës normalizohen.

Burimi: healthyandnaturalworld