Ja ç’duhet të veshësh në një klub nate.

Lifestyle

ddsssfdssdds.jpg

Ato të dyja janë në qendër të vëmendjes së të rinjve për stilin e tyre, duke frymëzuar kështu mijëra vajza. Dhe këtë herë, Gigi dhe Kendall kanë dhënë “leksione” se si duhet të jetë veshja në një klub nate. Këtë gjë e kanë bërë në festën pas “MTV Movie Awards” në klubin “The Nice Guy”.

Kendall është kthyer në vitet ’90, duke veshur një këmishë nate ngjyrë bezhë mbi një bluzë të bardhë. Për të plotësuar veshjen e saj, Jenner kishte veshur çizme të gjata ngjyrë bezhë.
Nga ana tjetër, Gigi kishte veshur një xhup ngjyrë bezhë, poshtë një fustan të zi prej dantelle, shoqëruar me një palë sandale me rripa. Modelja e njohur kishte kombinuar varëset e gjata me varësen ngjitur pas qafës, duke arritur kështu një veshje mbresëlënëse.
Vajzat janë fotografuar nga fotografët e “Cosmopolitan” teksa po dilnin bashkë nga festa, pa praninë e djemve dhe duken tepër të lumtura.