Ismail Kadare nderohet në Francë

Lifestyle

Presidentit i Francës, Emmanuel Macron, përmes një dekreti të veçantë ka vlerësuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare me titullin prestigjoz “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”,  duke e bërë pjesë kështu e 250 personaliteteve të shquara botërore që e kanë marrë këtë vlerësim nga shteti francez.

“Legjioni i Nderit” është titulli më i lartë shtetëror i dhënë nga Franca, që nga koha e Napoleon Bonapartit, i cili e themeloi titullin në 1802. Legjioni i Nderit jepet kryesisht për merita të shquara ushtarake dhe civile. Urdhri i Legjionit renditet me shkallë që vinë në rritje, duke u nisur nga Ushtar, Oficer, Komandant, për të vazhduar me Oficer i Madh dhe Kryqi i Madh.