Ish e dashura e Princ Harry-t rrëfen hezitimin që kishte për tu bërë pjesë e familjes mbretërore

Lifestyle

Aktorja 31-vjeçare u shpreh se kishte frikës mos do të ishte gjithmonë, përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës, nën hijen e princit britanik.

“Frikë nga dështimi, frikë nga refuzimi, frikë se mos nuk isha perfekte … Mendoj se kjo më ka kufizuar në disa situate të caktuara në jetën time,”– tha ajo për Daily Telegraf.

Cressida tregoi se pas ndarjes nga Princ Harry, zbuloi se çfarë dëshironte me të vërtetë në jetë.

“Thjesht mendoj se përforcoi mendimet dhe ndjenjat e mia mbi atë që unë doja dhe nuk doja,”– u shpreh aktorja.

Cressida nisi lidhjen me Dukën e Sussex në vitin 2012. Ata u njohën së bashku nga shoqja e aktores, Princeshë Eugenie.

Ata qëndruan bashkë për tre vite, ndërsa u raportua se aktorja nuk mund të përballonte dot gjithë vëmendjen e madhe nga lidhja me princin si edhe dëshironte të ndërtonte karrierën e saj.