Intervista që do t’i zhdukë nga Familja Mbretërore; Meghan dhe Harry pritet të nxjerrin këto sekrete

Lifestyle

Meghan dhe Harry u larguan nga Familja mbretërore 1 vit më parë dhe u zhvendosën në Kaloforni ku jetojnë me Archien dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së dytë.

Ka patur shumë polemika që kanë rrethuar dukën dhe dukeshën për vendime kundër familjes mbretërore dhe rregullave që ato kanë, por duket se kjo do të jetë pika që do të përmbysë gotën!

Sipas burimeve Meghan dhe Harry kanë dhënë një intervistë BOMBË në emisionin e Oprha Winfrey në të cilën ata tregojnë arsyet pse u larguan nga Anglia dhe pallati mbretëror.

E gjithë familja mbretërore duket se është e shqetësuar nga ky lajm aq sa burimet thonë se do të detyrojnë Meghan dhe Harry të heqin dorë nga të gjithë tituj dhe lidhjet që kanë me mbretërinë.