Propozimi ynë për shtrimin e tryezës në prag festash rreket të jetë origjinal, por duke marrë parasysh gjithmonë traditën. Koleksioni i Coincasa, na frymëzoi për të sjellë tek ju katër modele stolisjeje për të gjitha shijet! Ngjyrat kryesore janë gjithmonë ato të së kuqes me të bardhën, por ka edhe një kontakt të argjendit, të arit dhe jeshiles. Propozime klasike, të sofistikuara dhe elegante, përzierje me ngjyrat e tokës, në temat si Country, Argjendi, Goldi dhe Natyra.
NATYRA
Ditët e festës bëhen edhe më të bukura në kontakt me natyrën. Propozimi ynë rreket të sjellë në tryezën tuaj magjinë e saj në të gjithë përbërësit. Ngjyrat e tokës, kafja pastel, jeshilja, shtrohen në tryezën prej druri të papërpunuar, nënpjata me motive alpine, servis pjatash me peizazhe, në qendër të tavolinës dekor i pishës, supierë me formë shtëpize, mbajtëse ëmbëlsire në formë torte me fruta pylli. Komoditeti i karriges me jastëkun e Babagjyshit na fton në një udhëtim përrallor!
COUNTRY
E gjithë ngrohtësia e Krishtlindjes në të kuqen e stilit Country. Një klasike e ndërthurur me format gjeometrike të kuadratit, të aplikuara në elementin e drurit. Servisi i pjatave në qeramikë me detaj dizajnë të zemrës. E dashur dhe e ngrohtë paraqitet në tërësinë e saj edhe të stolisjes për karriget. Pema në sfond synon të interpretojë të njëjtën lojë ngjyrë me stolisje në forma të rrumbullakëta. Protagonistë të tavolinës, dy ketra arrështypës. Një prezantim që praron dashuri!
Burimi: Living.al