Një modele amerikane ka pësuar një ndryshim drastik, pasi ka humbur plot 109 kilogramë. E lumtur për ndryshimin e saj, Rosie Mercado nuk e priste kurrë këtë reagim të fansave.
Ajo ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga fansat e saj pas ndryshimit drastik të formave të saj trupore.
Nëna e tre fëmijëve peshonte 185 kg, por duket se pas ndryshimit drastik ka edhe nga ata që nuk e kanë pranuar këtë fakt. Madje, 36-vjeçarja është kërcënuar me jetë, gjë që modelja e deklaroi gjatë një interviste për TMZ.