http://www.telegrafi.com/modeli-fundeve-te-cilat-patjeter-duhet-ti-keni-kete-pranvere/

Lifestyle

modeli-780x439.jpg

Nëse dëshironi që njëkohësisht të vishni diçka më praktike, moderne dhe me stil, fundi i linjës A është zgjedhja më e mirë!

Edhe pse janë të shkurtra, fundet e modelit të këtillë nuk janë provokative dhe mund të duken shumë elegante.

Mbulojnë shkëlqyeshëm kërdhokullat e gjera apo trashësinë e kofshëve, andaj fundet e këtilla pothuajse të gjithave u përshtaten, transmeton Telegrafi.

Aktorja Jane Birkin apo manekinia e aktorja e njohur Twiggy, kanë qenë vetëm disa nga damat të cilat kanë pasur dëshirë t’i veshin fundet e linjës A me triko apo këmishë, sepse veshja e këtillë i ka bërë të duken më të reja.

Këshilla e ekspertëve të modës është që të mos i zgjidhni tepër të gjatë dhe që të mund t’i kombinoni me këpucë me taka, atlete, mokasine…

Në vazhdim shikoni tri propozime të cilat mund t’i vishni këtë pranverë! /Telegrafi/

3-23.jpg

2-28.jpg

1-38.jpg