Harry vendos të shtyjë kthimin në shtëpi për këtë arsye

Lifestyle

Princ Harry udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar  për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjyshit të tij, Princ Philip. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë. Fotoja e Mbretëreshës e cila qëndronte e vetmuar në kishë, bëri xhiron e botës.

Ardhja e Harry-t nuk u mirëprit si duhet nga familja, madje, William, kërkoi të qëndronte në distancë me të vëllanë, e megjithatë, ky i fundit do ta zgjasë akoma qëndrimin pranë familjes. Edhe pse ka lënë Meghan shtatzanë dhe Archie-n  në shtëpinë e tyre në SHBA, Harry do të qëndrojë pranë gjyshes edhe disa ditë. Së shpejti ajo feston ditëlindjen dhe nipi ka vendosur të qëndrojë pranë saj këtë ditë.