Harry dhe Meghan blejnë super vilën e aktorit të njohur

Lifestyle

Princ Harry dhe Meghan Markle me sa duket do të nisin një jetë të re në Malibu. Mediat shkruajnë se ata kanë bërë një marrëveshje blerjeje të vilës luksoze 15-milion dollarëshe të aktorit hollivudian Mel Gibson. Sipas The Sun, lajmin e ka bërë me dije një agjent imobilar duke postuar foton në instagramin e tij.

Prona me një sipërfaqe prej disa hektarësh është e përbërë nga 5 dhoma gjumi, palestër, 2 pishina dhe një beach club. Para aktorit Mel Gibson ajo ka qenë shtëpia e X-Files dhe yllit David Duchovny. Siç duket dhe në foto bëhet fjalë për një vilë përrallore dhe një superinvestim.