Me ardhjen e verës ‘Instagrami’ mbushet me foto dhe video nga pushimet në plazhet më të bukura. Një vëmendje e veçantë nga vajzat, ju kushtohet edhe veshjeve të verës, kryesisht bikinit. Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto të modeleve të cilat kanë sjellë një trend për veshjen e bikini.
Ky trend si fillim u nis nga modelja italiane Valentina Fradegrada dhe tashmë të gjitha të apasionuarat pas modës kanë bërë të njëjtën gjë. Ajo vendosi t’i veshë bikinit përmbys, gjë që tërhoqi shumë komentues. Kjo metodë është mjaft interesante dhe ju bën të dukeni mjaft tërheqëse.