U fol shumë përpara një javë për videon e djalit me nanizëm i cili donte të vriste veten për shkak të bullizmit në shkollë. Kjo video u xhirua nga mamaja e tij, për të ndërgjegjësuar njerëzit për bullizmin dhe problemet e mëdha që shkakton tek të gjithë fëmijët dhe jo vetëm!
Pas videos shumë personazhe të njohur u bashkuan me kauzën duke mbledhur një shumë parash rreth 400.000 dollarë, që djali te shkonte në disneyland.
Gjesti i familjes së tij ka habitur të gjithë. Quaden dhe prindërit, sipas medieve të huaja kanë refuzuar shumë dhe kanë menduar ta japin atë për bamirësi.