Të jesh single, nuk do të thotë përherë vetmi dhe vëzhgime çiftesh të lumtura që të shfaqen si për dreq gjatë gjithë ditës. Do të thotë të jesh e lirë, të bësh çmenduri dhe të shijosh rehatin tënd, pa menduar se dikush do të hyjë tek dera e shtëpisë dhe do të gjejë në momente të papërshtatshme. A nuk duket më bukur e shpjeguar kështu të qënit single? Ose më mirë, lexoni propozimet tona dhe pastaj vendosni nëse iu duket bukur si ide.
1.Të ecësh lakuriq në shtëpi.
2.Të hash në shtrat, sa herë që do.
3.Të mbulohesh me kremra, pa nxituar se do vijë dikush.
4.Të kërcesh si e çmendur, sepse sapo u vu kënga jote e preferuar.
5.Të këndosh me zë të lartë, edhe pse stonon pafund.
6.Të pish pijet e tua, direkt nga shishja.
7.Të flasësh me veten, një diskutim të gjatë dhe konstruktiv. Sepse, kush të kupton më mirë se vetja?