Gjashtë sekrete që duhet të dini për të qenë një zonjë e vërtetë

Lifestyle

bdbdbd

“Idiot! Je i verbër?” Ky është reagimi i zakonshëm i një gruaje të bërë pis me baltë për shkak të një makine që i kalon pranë. Edhe nëse drejtuesi i mjetit ndalon dhe kërkon falje, ajo refuzon ta dëgjojë. Kjo grua e tillë nuk mund të cilësohet si elegante. Një grua që e karakterizon eleganca nuk shqipton një fjalë të tillë. Ajo thjesht mbetet e habitur dhe shpejton për t’u ndërruar e për të vijuar më pas planet e saj.

Është e vështirë të përcaktosh hijeshinë. Por prania e një gruaje elegante në plot kuptimin e fjalës vihet re menjëherë. Ju mund të shihni se si ajo ecën, se si lëviz me gjithë hiret e saj, mund ta vëreni në buzëqeshjen e saj, në atë që ajo lë pas… magjepsjen.

Eleganca ka qenë tema e artikujve të panumërt, e filmave dhe një sërë programeve trajtuese dhe ende vijon të mbetet e tillë. Ajo nuk është diçka që mund të etiketohet, ajo thjesht duhet ndierë. Ne ju rendisim gjashtë sekrete që duhet t’i dini për t’u cilësuar “zonjë e vërtetë”.

“Miss eleganca” është gjithmonë e vetëdijshme se si duket

Mendoni se një femër që karakterizohet nga eleganca bën lëvizje të ngutshme, me duart gjithmonë në lëvizje dhe trupin të përkulur, me një pamje të zymtë në fytyrë? Jo! Një femër elegante është e vetëdijshme si duket. Ajo vërehet lehtësisht sepse ka kontroll mbi veten dhe veçohet për qëndrimin e saj rrezatues.

Ajo di të dojë vetveten

Në çdo gjë që bën, ajo nuk e shtyn veten drejt stërmundimit. Ajo s’lodhet për vdekje për hir të punës apo për të bërë burrin të lumtur. Ajo di të jetë e qetë. Kur ndiheni të qetë dhe në paqe me veten, ju keni shanse për t’u ndier më të përmbushura. Ndaj sigurohuni të karikoni “bateritë” tuaja të brendshme.

Mirëqenia shpirtërore mbi çdo gjë tjetër

Një grua vërtet elegante kujdeset për mirëqenien e saj. Ajo merret me veten dhe jo me të tjerët. Nuk ndjen nevojën për thashetheme, nuk vuan nga vetëbesimi i ulët.

Mësohet të pranojë shikimet adhuruese

Një femër plot stil është në qendër të vëmendjes. Ajo e di se si të pranojë komplimentet dhe admirimin sepse e di vlerën e saj.

Një grua e vërtetë ndihet rehat me trupin e saj

Harrojini stereotipet se një grua elegante është ajo me bel të ngushtë. Një grua që karakterizohet nga eleganca mund të jetë edhe një femër më simpatike, buzëtrashë, mbase edhe paksa topolake. Një grua elegante ndihet në harmoni me trupin e saj. Ajo nuk ndikohet nga tendencat e modës.

Eleganca nuk është skllave e rregullave

Sekreti i fundit për të qenë një zonjë e vërtetë është të dini të menaxhoni situatat. Nuk ka nevojë të vishni një xhaketë në piknik, për shembull, për t’u dukur elegante, as këpucë me taka për një shëtitje. Mania për përsosmëri dhe klas nuk është çelësi i të qenit elegante. Ndaj ndiqni intuitën tuaj. Mos e burgosni individualitetin tuaj brenda disa veshjeve klasike.