Jo të gjitha produktet u përshtaten tipeve të lëkurës, ndaj ju duhet ta njihni mirë këtë të fundit. 4 shenjat që ju jep lëkura kur produkti që keni blerë nuk bën për ju janë:
1.Kruajtje
Sinjali i parë që dërgon lëkura është kruajtja dhe mund të jetë tregues i një alergjie. Nëse një produkt ju shkakton kruajtje ndërpriteni menjëherë përdorimin dhe konsultohuni me një dermatolog.
2.Djegie
Nëse ndjeni thumbime në siperfaqen e lëkurës, kjo ndodh sepse trupi juaj është inflamuar dhe mund të kaloni ndonjë infeksion të lehtë. Shumë njerëz që vuajnë nga eczema apo rosacea ndjejnë djegie kur përdorin produkte të ndryshme kozmetike pasi mund të kenë përbërës shumë të ashpër për lëkurën tuaj,
3 Skuqje. Inflamacioni shpesh shoqërohet me dhimbje ose kruarje, por ndonjëherë mund të jetë një problem edhe më serioz i mbuluar nën lëkurë. Qëndro larg produkteve që të skuqin lëkurën dhe të irritojnë.
4.Puçrrat janë një tjetër shenjë që lëkura juaj nuk po i toleron produktet me të cilat po lyeni lëkurën.