Fustanet velur, ‘chic” për natën e Vitit të Ri

Lifestyle

Të butë, të mëndafshtë, të këndshëm. Le t’u japim mirëseardhjen veshjeve më të dashura të këtij dimri: fustanet velur!

Pavarësisht nëse do të ishte i gjatë apo i shkurtër, apo në gjatësi të mesme, me një fustan të tillë do të ishit ‘mbretëreshat e mbrëmjes’.

Një fustan velur i zi është i pavdekshëm dhe me të s’do të gaboni kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e tjera të vjeshtës: kafe, jeshile e errët, gri dhe bordo; ngjyra ‘must’ të velurit këtë vit.

Për ato më romantiket edhe ngjyra rozë pudër dhe e kaltër dhurojnë një llok të paharrueshëm.

Për sa i përket manisë velur, nuk ka rregulla, çdo gjë është ok. Megjithatë, një trend që po çmend vajzat, është ai i fustanit ‘blazer’. Për t’ju ndihmuar të gjeni shpirtin tuaj binjak prej veluri, kemi zgjedhur 15 fustane pas të cilëve do të marroseni.