Fundi i Kate Middleton kushton më pak se dhjetë mijë lekë të vjetra

Lifestyle

Fundi me pala dhe printe animalier që Kate Middleton veshi në turin e saj 24-orësh nga Qendra e Fëmijëve në Kardiff në Londër po bën namin. Jo vetëm sepse u pëlqye shumë, por sepse mund të gjendet me ulje te Zara për vetëm 8 euro.

Ajo e ka kombinuar fundin e gjatë poshtë gjurit me një pallto kamel dhe një golf të zi. Ky fund me pala i Zarës është perfekt për takimet informale por edhe në modë gjithashtu sepse printi animalier do të vazhdojë të jetë në tendencat e modës për pranverën 2020.

Gjithmonë e më shumë Kate po mbështetet tek moda ‘low cost’. Gjithmonë e ka bërë në fakt, por aftësia e saj për të kombinuar veshjet e shtrenjta me ato të brandeve ‘fast-fashion’ është e lindur. Dhe Zara është marka e saj e preferuar në këtë sens. Filozofia mix&matsh i pëlqen shumë dhe i përshtatet gjithashtu me statusin, pasi është një anëtare e familjes mbretërore e cila mund të ketë një gardërobë me një buxhet të pafundëm, por pasion i saj për veshjet e thjeshta, chic dhe low-cost e çon direkt në Olimpin e Dukeshave të popullit.