Kur është fjala për mirëqenien tuaj, frutat dhe zarzavatet në këtë ngjyrë përfaqësojnë një shumëllojshmëri të benefiteve shëndetësore.
Fuqia e purpurt mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja.
Këto ushqime parandalojnë plakjen e parakohshme: ngjyra e purpurt vjen nga një pigment i quajtur anthokianin, një antioksidant i fortë dhe mbrojtës i cili mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut për t’u prekur nga kanceri, gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës dhe plakjen e shëndetshme.
Ju mbrojnë zemrën: frutat dhe perimet e purpurta janë të mbushura me flavonoide të cilat ju ndihmojne të keni zemër të shëndetshme, si dhe janë tepër të dobishme për sistemin kardiovaskular. Gjithashtu mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.