Kjo është fotografia e vitit 2018, në ditëlindjen e babait të Harryt dhe Ëilliam. Në pamje të parë duken të gjithë të lumtur dhe gjithashtu duket sikur është kapur momenti perfekt i një dite shumë të gëzuar. Kjo nuk është e vërteta!
Burimet nga libri i Meghan dhe Harryt që do të dali së shpejti, thonë se është dashur shumë që kjo fotografi të bëhet dhe se situata në ato momente ka qenë tërësisht e kundërta.
Ëilliam dhe Harry mezi janë bashkuar pasi të dy nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë me të atin në ato momente dhe rrjedhimisht nuk ishin në humorin duhur për të bërë nj fotografi të lumtur familjare.
Biografia e re e Harry-t dhe Meghan, “Finding freedom” flet për marrëdhëniet e tendosura të Sussexes me familjen mbretërore që çuan në Megxit.
Autorët Omid Scobie dhe Carolyn Durand japin tregime shumë të hollësishme për momentet intime dhe mendimet e brendshme të çiftit – por Duka dhe Dukesha e Sussex pretendojnë se ata nuk u intervistuan dhe nuk kontribuuan në libër.